Historia jonë...
 

   ALBA VENDING SHPK   

Alba Vending Sh.p.k. u krijua si një fryt i tre kompanive të mëdha italiane, Evolution Vending, Alba Tramezzini dhe Progetto Automatico, të cilat operojnë dhe poseidojnë një pjesë te mirë të tregut italian në fushën e shitjeve nëpërmjet makinerive automatike të produkteve të kafesë, pijeve të ngrohta e të ftohta, si dhe produkteve ushqimore, të tipeve snack, për të sjellë një frymë të re në tregun shqiptar. Ajo tashmë është kthyer në një realitet që në territorin shqiptar në një periudhë kaq të shkurtër llogarit shumë klientë besnikë, të bazuar mbi ideale të një lloj cilësie, falë profesionistëve të sektorit që numërojnë disa vite përvojë.

Kompania Alba Vending Shpk sjell në treg produkte të kafesë së cilësisë së lartë. Përgatitja e kafesë realizohet në ekspresë të teknologjisë më të fundit. Alba Vending është e vetmja kompani italo-shqiptare ,e cila gëzon ekskluzvitetin e ALTAMURA CAFFE, kafesë së famshme Napoletane, të prodhuar sipas traditave tëqytetit që nga 1987.

 

Produktet e Kafesë Alta Mura ofrohen në 2 variante, Kapsulë dhe Kokërr. Kafeja në kapsulë përdoret nëpërmjet ekspresëve My Space, ndërsa ajo në kokërr, nëpërmjet Makineta Automatike si dhe ekspresëve profesionalë.

 

Altamura Caffe karakterizohet nga aroma e saj e vecantë, kremoziteti si dhe shija e këndshme që të lë gjatë shijimit. Altamura Caffe përbehet nga 60% Arabica dhe 40% Robusta. Të dyja bimët e përmendura janë më të famshmet dhe cilësoret që përdoren për kultivimin e kafesë. Do të veconim atë që dominon në përbërjen e kafesë tone, atë Arabica e cila është kafeja që preferohet kryesisht në të gjithë botën për shkak të aromës dhe shijes së ekuilibruar. Shija e saj është e shumëfishtë, ndërsa aroma e saj është e ëmbël.

Klientët tanë

AUTOMATED STORE - ALBA VENDING
Add a Title
Add a Title
Add a Title
Add a Title